Struga Trim Lum shkëlqen, një hap afër play - off-it në Conference League

Futboll

Struga Trim Lum shkëlqen, një hap afër play - off-it në Conference League

Nga: K. Goca Më: 10 gusht 2023 Në ora: 19:08
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum shkëlqen në takimin e parë duke e mposhtur me rezultat 3:1 ekipin Hesperanges, në ndeshjen e parë të xhiros së tretë të kualifikueseve në Conference League në futboll.

Struga është një hap afër play-off-it në këtë garë. Heroi i struganëve është Besart Ibraimi, i cili ka shënuar tre gola, dy prej të cilëve nga penalltia. 

Pjesa e parë e shkëlqyer e Strugës u kurorëzua me dy gola në rrjetën e mysafirëve nga Luksemburgu. 

Besart Ibrahimi në minutën e 23-të, pas një loje të shkëlqyer të Radeskit dhe një gabimi të Çekanoviqit, arriti ta fusë topin në rrjetën e mysafirëve, 1:0. 

Struga TL vazhdoi të dominojë dhe të shkaktojë probleme në mbrojtjen e Hesperanges dhe në minutën e 40-të rezultati 2:0 me golin e Ibraimit nga penalltia. 

Në minutën e 46-të, Stolz ngushton rezultatin në 2:1.

Struga u lirua nga presioni dhe në minutën e 77-të Ibraimi nga penalltia thellon fitoren në 3:1.

Ndeshja e kthimit luhet më 17 gusht në Luksemburg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat