Ernest Muçi po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës edhe mbrëmjen e sotme me fanellën e Legias së Varshavës në duelin ndaj Austrisë të Vjenës.
Talenti shqiptar e nisi këtë përballje nga stoli, teksa u hodh nga stoli në minutën e 60-të, kur skuadra e tij ishte duke humbur me rezultatin 0-2.
Futja e Muçit i dha një impuls tjetër lojës, teksa Legia arriti të gjente edhe rrugën e rrjetës në minutën e 87-të.
Pas një harkimi nga e majta nga ana e Baku, Muçi goditi saktë me kokë, duke e dërguar topin në trekëndësh.
Një realizim fantastik ky nga ana e sulmuesit shqiptar. Minuta në këtë duel pati edhe për mesfushorin Çelhaka, i cili u aktivizua në vendin e Elitim në minutën e 74.