Gol me peshë në transfertë, mbrojtësi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në Ligën e Konferencës!
Një tjetër futbollist shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në Ligën e Konferencës.
Bëhet fjalë për shqiptarin e Kosovës, Ismajl Beka, që ka realizuar një gol me peshë me fanellën e Luzern, në duelin ndaj skocezëve të Hibernian.
Në minutën e 56-të, pas një harkimi nga këndi, Beka ka goditur saktë me kokë, duke përshëndetur rrjetën teksa vendosi baraspeshën e përkohshme 1-1.
Më herët në minutën e 46-të, skuadra skoceze kishte shënuar me Neuell. Ky ishte goli i parë në këtë sezon për mbrojtësin 23-vjeçar..