Nazmi Gripshi dhuroi asistin e golit të Korenicës në fitoren 2-0 që Ballkani arriti përballë Lincolnit në kryeqytetin dardan.
Takimi i parë i raundit të tretë në Conference League. 26-vjeçari tregoi se çfarë ndryshoi ai dhe shokët e tij në fraksionin e dytë.
“Fusha na penalizoi në pjesën e parë. Në të dytën ndryshuam në ritëm, krijuam dhe shënuam.
Lincolni do të jetë i rrezikshëm. Do të jenë në shtëpinë e tyre, do të bëjnë më shumë. Edhe falë rezultatit.
Kemi bërë gjysmën e punës, na presin edhe 90 minuta për të shkuar aty ku duhet.
Do bëjmë çmos të arrijmë ku kemi dëshirë me këtë grup që kemi“, u shpreh futbollisti durrsak i kampionëve të Kosovës.