Tomori: Kritikat më karikojnë, ky Milan është për trofe
Ndër më të kri tikuarit e verës, por edhe plot besim te vetja e te ekipi. Fikajo Tomori duket gati për sezonin e ri dhe këtë e ka konfirmuar gjatë një interviste për “CBS Sports”.
Cilët do të jenë objektivat në këtë sezon të ri?
"Vjet fituam titullin dhe dëshirojmë të përsëritemi.
E kërkon klubi, trajneri, por edhe ne vetë si grup.
Rikthimi në Champions për të tretin sezon na bën më të përgjegjshëm për mundësitë tona, ndaj do të mundohemi të përparojmë sa më tepër", tha Tomori.