Hugo Lloris dëshiron të luajë një Champions League, mundësi që Tottenhami nuk ia dhuron. Portieri francez ka edhe një vit kontratë me Spurs, por së shpejti pritet të vijë mbyllja e bashkëpunimit me dakordësi.
Vetë “gardiani” francez e ka shprehur publikisht dëshirën e tij për ta mbyllur me Tottenhamin. 36-vjeçari mbron portën e skuadrës londineze prej gushtit të vitit 2012.
Ndërkohë që më parë ka luajtur me Nice dhe Lyon në vendlindje. E ardhmja lidhet me Italinë. Shtypi francez shkruan se Lloris mund të kalojë te Lazio e Sarrit.
Bardhekaltrit, këtë sezon do të luajnë në grupet e Champions League. Kompeticion ku eksperienca ka një rëndësi të veçantë.
Lloris numëronj 145 ndeshje me kombëtaren e Francës. Me “Gjelat” fitoi Botërorin Rusi 2018 si protagonist, teksa ka luajtur edhe dy finale të tjera.
Atë të Euro 2016 dhe Kupën e Botës Katar 2022. Të dyja të humbura kundër Portugalisë së CR7 dhe Argjentinës së Leo Messit.