Dëshpërimi

Futboll

Dëshpërimi

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 13:02
Mbappe

Në prag të debutimit në sezonin e ri të Ligue 1 të PSG, rasti Kylian Mbappé po i mban në ankth të madh kampionët francezë.

Ylli i skuadrës, kontrata e të cilit skadon pas një viti dhe i vendosur të qëndrojë në Paris, pavarësisht ultimatumit të klubit se do ta lërë në tribunë, duket i vendosur për t’i marrë deri në qindarkat e fundit paratë sipas marrëbveshjes ekzistuese.

Pa rinovim, klubi dëshiron ta shesë për të mos e humbur falas pas një viti. 

Gati për të nënshkruar me sulmuesin 24-vjeçar francez si lojtar i lirë është Real Madridi dhe pikërisht në Spanjë, ku për këtë arsye situata monitorohet nga afër, zbulojnë se cila është shpresa e fundit e PSG.

Në fakt, në klubin parizien ka nga ata që janë të bindur se Mbappé mund të ‘kolapsojë’ disi nesër (e shtunë, 12 gusht), me rastin e ndeshjes së Ligue 1 kundër Lorient në ‘Parce des Princes’, ku PSG mundet të ‘përfitojë’ në një farë mënyre nga protesta e ashpër dhe e zjarrtë e tifozëve, çka pritet kundër tij.

Një klimë që mund ta bindë sulmuesin të rishikojë hapat e tij dhe kështu të kërkojë një mënyrë për ta ndryshuar menjëherë “ajrin”, duke garantuar kështu të ardhura për parizienët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat