Jorginho u transferua në merkaton e janarit nga Chelsea tek Arsenali me misionin për të fituar titullin kampion. Gjithsesi, skuadra e Artetës nuk ia doli, trofeu shkoi sërish te Manchester City.
Ndërkohë që Gunners janë përforcuar dhe do të tentojnë këtë sezon ngjitjen në majën e futbollit anglez. Titulli i mungon Arsenalit prej vitit 2004.
Shumë është përfolur për një largim të mesfushorit të kombëtares italiane, i cili nuk do e ketë të lehtë të sigurojë një post titullari tek ekipi i Artetës.
Disa klube arabe kanë shprehur interesim për 31-vjeçarin, Fenerbahce e do në Turqi, teksa u fol edhe për një rikthim në Serie A. Aty ku Jorginho ka luajtur më parë me Napolin dhe Hellas Verona.
Rreth situatës së mesfushorit ka folur agjenti i tij, Joao Santos. “Jorginho do të qëndrojë tek Arsenali, jam i sigurt. Ai është i lumtur në Londër.
Kam marrë disa telefonata nga Arabia dhe Spanja. Disa klube e pëlqejnë Jorginhon, por ai nuk do të largohet nga Arsenali”, deklaroi menaxheri i italo-brazilianit.