Moises Caicedo nuk do Liverpoolin, pasi e ka ndarë mendjen për të vijuar karrierën te Chelsea.
Shtypi anglez raportoi se The Reds arritën akordin me drejtuesit e Brightonit për shërbimet e 21-vjeçarit. Për të cilin pranuan të paguanin 127 mln euro.
Vetë trajneri Jurgen Klopp deklaroi se drejtuesit e klubit i kishin thënë që ishte arritur marrëveshja për blerjen e një prej mesfushorëve më të mirë në Premier League.
Por, titullari i skuadrës së De Zerbit dhe i kombëtares së Ekuadorit, nuk pranon transferimin në “Anfield”. Pasi preferon të luajë në “Stamford Bridge” me skuadrën e Mauricio Pochettinos.
Caicedo u ka dhënë fjalën drejtuesve të Chelsea, dhe as që ka ndërmend të pranojë transferimin te Liverpooli. 115 mln euro është oferta e fundit e “Bluve të Londrës” për kartonin e tij.
Propozim që duhet rritur, për të bindur Brightonin që ta shesë në Londër “yllin” e skuadrës. Me këtë të fundit që insiston për të kaluar te Chelsea, duke hedhur poshtë mundësinë e veshjes së fanellës së Liverpoolit.