Pas disa largimeve që nuk janë pjesë e projektit të Juventusit, drejtori sportiv Cristiano Giuntoli po punon tashmë edhe me disa afrime.
Së fundmi, bardhezinjtë ndodhen në derën e Monzës për një prej titullarëve të ekipit të tyre.
Bëhet fjalë për Carlos Augusto, i cili është një dëshirë e hershme e “Zonjës së Vjetër”.
Edhe pse në krahun e majtë militojnë dy lojtarë me cilësi si Filip Kostiq dhe Iling-Junior, Juventusi kërkon të ketë në skuadër dhe brazilianin.
Siç raporton “Sportmediaset”, me largimin e Denis Zakarias drejt Monacos që është thuajse i kryer, bardhezinjtë do të bënin menjëherë një sulm për Carlos Augusto. Shifra e transferimit mendohet se do të shkojë diku te 15 milionë euro që kërkon Monza.