Interi po tenton të rikthejë Takehiro Tomiyasu në Serie A. “Xholi” difensiv luan me Arsenalin prej verës së vitit 2021, kur u ble 19 mln euro te Bologna.
24-vjeçari aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, në qendër, teksa bën mirë edhe rolin e “shkatërruesit” kur është e nevojshme.
33 ndeshje numëron me kombëtaren japoneze, ndërkohë që nuk po arrin të sigurojë një fanellë titullari te nënkampionët e Anglisë.
Simone Inzaghi e pëlqen shumë Tomiyasun. Për kartonin e të cilit drejtuesit e Arsenalit kërkojnë minimalisht 10 mln euro.