Thirrjeve të turpshme në stadiumin në Podgoricë gjatë derbit të javës së dytë të Meridianbet 1 CFl (Kampionati i Malit të Zi) mes Buduçnostit dhe skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi (1:1), ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Malit të Zi.
“Komisioni disiplinor i federatës ka iniciuar procedurë disiplinore kundër Buduçnostit për fyerje të lojtarëve dhe tifozëve të Deçiqit ‘në bazë të përkatësisë kombëtare dhe fetare’”, njoftoi klubi i futbollit malazez.
Derbi i lartpërmendur, u luajt të mërkurën që e lamë pas, u ndërpre për dhjetë minuta.
Fillimisht për shkak të thirrjeve në fushë, e më pas për shkak të parullave nacionaliste dhe shoviniste nga tribuna ku ishin mbështetësit më të zjarrtë të Buduçnostit, të cilët brohoritën "J... shiptare”.