Partizani zhvendoset në “Elbasan Arena”

Futboll

Partizani zhvendoset në “Elbasan Arena”

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 20:43
Partizani

Partizani do të luajë ndeshjen e turit të tretë me letonezët e Valmierës në “Elbasan Arena”. Në faqen e UEFA-s rezulton se stadiumi i përcaktuar për zhvillimin e ndeshjes së kthimit të raundit të tretë të Conference League është impianti i Elbasanit dhe jo “Air Albania”, ku të kuqtë kanë zhvilluar ndeshjet e si pritëse në këtë edicion të kualifikueseve.

Demat do të luajnë me Romën në kryeqytet të shtunën, në orën 20:00, por pas kësaj ndeshjeje, fusha e stadiumit kombëtar do të marrë kohë për t’u kthyer në parametrat e duhur, pasi ka pasur shumë aktivitete sportive dhe jo vetëm që kanë ndikuar në terren.

Federata Shqiptare e Futbollit do të kujdeset që terreni të jetë sa më i përshtatshëm për sfidën e kualifikueseve të kampionatit Evropian, mes Shqipërisë dhe Polonisë që do të luhet në datën 10 shator.

Edhe në rast kualifikimi për në play-off, pritet që Partizani ndeshjen si pritëse ta luajë po në Elbasan Arena, ndonëse duke ditur rëndësinë e ndeshjes, e nëse terreni i “Air Albanias” do të jetë stabilizuar, mund të ketë ndonjë vendim të dytë që ajo sfidë të luhet në kryeqytet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat