Xhengis Rexhepi zyrtarisht do ta drejtoj skuadrën e Feronikelit 74 në Superligën e Kosovës.
Tekniku tetovar është prezantuar sot nga ana e klubit, të cilët zyrtarizojnë marrëveshjen e arritur me Rexhepin.
Trajneri shqiptar së fundmi ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit, të cilët arriti që përmes balotazhit tua sigurojë një vend në mesin e më të mirëve në elitën e futbollit kosovar.
Ai më herët si trajner ka punuar edhe te Dukagjini, Besa e Dobërdollit, Llapi, Vllëzërimi, Kozhufi dhe Drita. Xhengis Rexhepi është pjesë e suksesit historik të Maqedonisë së Veriut që luajtën për herë të parë në Kampionatin Europian, duke qenë ndihmës seleksionues i Igor Angellovskit.
Tetovari gjithashtu ndihmës trajner ka qenë edhe te Sivaspori..