Futbollisti nga Kosova, Arbnor Muja, ka kontribuar në fitoren e thellë të skuadrës së tij, Antwerp-en, duke e mposhtur me rezultat 6:0 Kortrijk-un, në takimin e javës së tretë të kampionatit belg.
Muja u aktivizua në minutën e 63-të dhe pas 4 minutave ka realizuar supergol nga 16 - 17 metra dhe në këndin e epërm të lartë, 6:0.
Golat i shënuan Janssen (9' 35' e 58'), Wasinski (21'-autogol), Kerk (43') dhe Muja (67').
Antwerp aktualisht kryeson me 6 pikë dhe Kortrijk është i fundit përkatësisht i 16-ti me 0 pikë.