“Bëjmë se*s 10 herë në ditë”, kjo deklaratë e ish-bashkëshortes së Kevin Princ Boateng, Melisa Sata bëri bujë 10 vite më parë, kur mesfushori ishte pjesë e Milanit.
36-vjeçari ka vendosur t’i japë fund futbollit të luajtur!
Një mbyllje e hidhur për ganezin, teksa skuadra e tij e fundit Hertha e Berlinit, ra nga kategoria.
Kurrsesi Boateng nuk do e kishte menduar që do të “varte këpucët në gozhdë” me një dështim të tillë.
Gjatë karrierës së tij, mesfushori është aktivizuar me shumë skuadra të rëndësishme në arenën e futbollit europian si Milan, Barcelona, Totenhem Dortmund, Schalke, Eitrancht Frankfurt, Sasuolo, Fiorentina, Beshiktash, Monza si dhe Portsmuth.
Ndërkohë ganezi vendosi t’a mbyllë me skuadrën që e nisi karrierën si profesionist, Hertën e Berlinit.
Lajmin për largimin zyrtar nga futbolli, Boateng, e konfirmoi nëpërmjet një video të postuar në “Instagram” teksa ndër të tjera shkruan: “Faleminderit futboll për gjithçka”.