Real Madridi e nis sot sezonin në La Liga

Futboll

Real Madridi e nis sot sezonin në La Liga

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Real Madridi do ta fillojë sonte sezonin 2023/24 në La Ligan spanjolle.

“Los Blancos” do të ndeshen në udhëtim me skuadrën baske, Athletic Bilbao.

Faza parasezonale nuk shkoi aq mirë për Real Madridin, teksa trajneri Carlo Ancelotti e vlerësoi vetëm me notën gjashtë.

“Mbretërit” u goditën së fundmi nga lëndimi i portierit të tyre, Thibaut Courtois, i cili pritet ta humbasë shumicën e sezonit.

Pa Courtois të lënduar dhe Benzeman e larguar, Real Madridi synon këtë edicion ta rikthejë titullin e kampionit.

Në krye me Vinicius Junior dhe Jude Bellingham, madrilenët do ta kërkojnë lavdinë edhe në Ligën e Kampionëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat