Interi prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Romelu Lukakun, me shumë emra që janë shfaqur në listën e zikaltërve.
I fundit është ai i sulmuesit të Bajernit, Erik Maksim Çupo-Moting.
Sulmuesi kamerunas duket se është në kërkim të një aventure të re, pasi nuk do të ketë më shumë vend te kampionët e Gjermanisë pas transferimit të Herri Kejn.
Kështu Interi kërkon të përfitojë nga kjo situatë, duke e parë Çupo-Motingun si të duhurin për të zëvendësuar Lukakun.