Llapi sezonin e kaluar nuk arritën të fitonin asnjë trofe, madje duke mos i arritur as garat evropiane, këtë vit pritet të luftojnë deri në fund për t’i arritur objektivët e klubit.
Afrimi i disa lojtarëve cilësor te skuadra bardhekaltër, ka rritur apetitet e klubit, duke shpresuar që këtë vit të fitojnë trofe.
Në faqën zyrtare të klubit në facebook, skuadra nga Zahir Pajaziti njofton se i ka mbyllur përgatitjet e fundit “anti-Drita”.
Nesër (e dielë), me fillim nga ora 17:00 në Gjilan, Drita do jetë nikoqire e Llapit në derbin e javës së parë në Albi Mall Superligën e Kosovës..
Lum Namani dhe Ilir Blakqori të cilët ishin për disa vite pjesë e Dritës, do jenë kundërshtar për herë të parë ndaj ish-skuadrës së tyre.