Sirena angleze për Nicolo Zaniolon. Aston Villa është klubi që po tenton të transferojë 24-vjeçarin italian në Premier League.
Ish-lojtari i Romës ndodhet nën kontratë me Galatasarayn, ndërkohë që karriera e tij pritet të vazhdojë në ishull.
“Zaniolo nuk është një sulmues i mirëfilltë, është i gjithanshëm. Mund të luajë si ‘pykë’, si numër 7 ose si numër 10.
Ai bën pjesë në listën e lojtarëve që duam të afrojmë, ka cilësitë e duhura për të ndihmuar Aston Villan”, pranoi Unai Emery, trajneri i skuadrës nga Birmingemi.
Që këtë sezon do të garojë në UEFA Conference League, objektiv që u arrit në javën e fundit të edicionit të kaluar.
Aston Villa luan sot takimin e parë në Premier League. Kundër Newcastle në transfertë (18:30).