Robin Gosens pritet të veshë shumë shpejtë fanellën e Union Berlinit.
Mbrojtësi gjermani ka pranuar ofertën e bërë nga surpriza e Bundesligës sezonin e shkuar dhe shumë shpejtë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit gjerman, pas marrëveshjes që ka gjetur me Interin për 15 milionë euro.
Nga ana tjetër zikaltrit kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Gosens dhe sipas mediave gjermane do të jetë Karlos Augusto i Monzës.
Duket se çdo gjë po shkon drejt përfundimit, me brazilianin që pritet të jetë lojtari i ri i Interit.