Ousman Dembele është zyrtarisht pjesë e PSG-së dhe është prezantuar ditën e sotme nga klubi francez. Sulmuesi shihet si zëvendësues i Mbappes, teksa ky i fundit e ka përshëndetur afrimin e Dembeles.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mbape i ka uruar mirëseardhje futbollistit duke u shprehur i lumtur që e sheh në Paris. dy lojtarët kanë një miqësi të ngushtë edhe në Kombëtaren franceze, gjatë kohës kur luajnë për ngjyrat e Francës.
“Mirë se erdhe vëllai im. Jam shumë i lumtur që të shoh këtu.
Aventura është duke filluar”, shkruan Mbape në foton e prezantimit të Dembeles.