Moises Caicedo po i bën lëmsh të gjithë në Angli. Mesfushori ekuadorian bisedon prej kohësh me Chelsea, por 21-vjeçarin e do edhe Liverpooli.
Që ofroi 127 mln euro te Brightoni, por marrëveshja u bllokua. Pasi mesfushori me tipare mbrojtëse, kërkon me ngulm kalimin te Chelsea.
“U kam dhënë fjalën drejtuesve të Chelsea. Dhe dua ta mbaj”, është shprehur Caicedo, teksa tani duhet pritur oferta e radhës nga “Blutë e Londrës”.
Me Caicedon që do të shndërrohet në shitjen më të shtrenjtë në historinë e Premier League.
Lojtari latin refuzoi transferimin në “Anfield” nën urdhrat e Klopp, teksa shtypi britanik thekson se ai ka ndryshuar sërish mendim.
Nëse Chelsea barazon ofertën e Liverpoolit, ai do të vishet blu. Por, nëse The Reds ofrojnë më shumë se klubi londinez, Caicedo do të pranonte transferimin te Liverpooli.
Një lojë fëmijësh dhe diçka e padëgjuar më parë. Nga ana tjetër, drejtuesit e Brightonit fërkojnë duart dhe shpresojnë të përfitojnë sa më tepër e mundur nga shitja e mesfushorit.