“Osimhen është nigerian si unë. Për mua është një artist i madh, fantastik. A do ta dëshiroja këtu në këtë ligë?
Sigurisht.
Jam i sigurt se do të ishte e mrekullueshme. Jam i sigurt se Napoli do t’ia dalë, do ta kapërcejë dhe do të mund të gjejë një nigerian tjetër po aq të fortë?”.
Fjalë këto të Michael Emenalos, drejtori i futbollit të Ligës Pro Saudite, i cili bekon negociatat që Al-Hilal po përpiqet të kryejë për të bindur qendërsulmuesin e kampionëve të Italisë për t’u transferuar në Arabinë Saudite.
Emenalo ka punuar për vite si drejtor sportiv i Chelsea-t, duke bashkëpunuar, mes shumë njerëzve, me Mourinhon dhe Ancelottin dhe po luan një rol vendimtar në marrëdhëniet e mira midis futbollit evropian dhe atij arab.