Valon Et’hemi ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në kampionatin shqiptar.
I transferuar në Turqi te Istanbulspori, mesfushori shqiptar nga Tetova ka shkëlqyer duke lënë gjurmë edhe në Superligën turke e duke shënuar gola që e kthyen në protagonist.
Këto paraqitje, kanë bërë që edhe Fenerbahçe të mendojë për shërbimet e tij. “Fanatik” raporton se klubi nga Stambolli është i gatshëm të paguajë 3.5 milionë euro për shërbimet e tij.
Ditët në vijim pritet që të ketë zhvillime të tjera, ndërkohë që në Turqi raportojnë se transferimi mund të ndodhë pasi vlera prej 3.5 milionë eurosh për kartonin e 25-vjeçarit është e përballueshme për klubin dhe gjithashtu një shifër e kënaqshme për Istanbulsporin.