Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Arsenalit dhe Nottingham Forest, e vlefshme kjo për xhiron e parë të Premier Ligës angleze.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Emirates”, skuadra e Arsenalit gjendet në epërsi solide ndaj Nottinghamit, pasi që gjendet në avantazh 2:0.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Edward Nkettiah, i kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 26’ të ndeshjes.
Ndërkaq, epërsinë në 2:0 për “Topçinjtë” e thelloi Bukayo Saka, i cili shënoi super gol në minutën e 32’ të ndeshjes.
Pjesa e parë, 2:0 në favor të Arsenalit.