Leonardo Bonucci është i vendosur për qëndrimin tek Juventusi.
Sipas “Tuttomercatoweb”, mbrojtësi Italian i është ofruar skuadrës së Ajaxit, por lëvizja nga Torino duket sikur nuk i pëlqen 36-vjeçarit.
Lojtari i përfaqësueses italiane dëshiron të vazhdojë aventurën te “Zonja e Vjetër” pasi beson se është akoma në gjendje që të luajë në nivele të larta.
Vitin e ardhshëm starton “Euro 24” dhe ish-kapiteni i “Bardhezinjve” nuk dëshiron të mungojë, prandaj mendon se largimi nga Italia do të ndikonte negativisht tek forma e tij, gjë që do t’i rrezikonte pjesëmarrjen në Evropian.
Kompeticioni kontinental pritet të jetë i fundit për mbrojtësin që numëron 95 ndeshje me kombëtaren e Italisë.