Drenica e cila nuk arriti të mbijetoj në Superligën e Kosovës, për herë të parë në histori të klubit do të jetë në Ligën e Parë.
Kuqezinjt janë duke punuar vazhdimisht për të u rikthyer përsëri në elitën e futbollit tonë.
"Auron Hamiti, bashkohet me ekipin.
Mesfushori Auron Hamiti, do të jetë pjesë e klubit për edicionin e ri 2023/24.
Hamiti vjen në skuadrën tonë nga ekipi i Arberisë dhe tashmë do të jetë i gatshëm që nga ndeshja e parë.
Klubi akoma është duke punuar për të sjellë edhe disa futbollistë për kompletimin e skuadrës", njofton FC Drenica.