Liga e dytë e Maqedonisë së Veriut do të hap siparin sot me ndeshjet e javës së parë.
KF Besa nga Dobërdolli do të nis sezinin e ri me ambicie të mëdha për tu ngjitur në Ligën e parë.
Ky pra është qëllmi kryesor.
Gjatë afatit kalimtar Dobërdallasit u përforcuam me lojtarë shumë cilësorë dhe tani janë një prej favoritëve kryesor për titull kampioni.
Në prag të ndeshjes së sotme kundër Osogovës në Koçanë, për Open-TV ka folur Armend Alimi, njëri nga superpërforcimet e verës.
“Stari i kampionatit është shumë me rëndësi për ne, pasi dëshirojmë ta nisim me fitore. Normal ndeshja e parë është e vështirë, pa marrë parasysh se ku dhe me kë luan.
Ambiciet tona janë vendi i parë dhe ne besojmë se do ta gëzojmë publikun tonë dhe nga Kocana të kthehemi me tre pikë të plota”, deklaroi mesfushori Alimi.
Besa udhëton për në Koçanë ku e pret Osogova, ndërsa ndeshja fillon në ora 17:00.