Evertoni e nis me një hap të gabuar Premier League-n. Skuadra nga Merseyside u mposht 0-1 në “Goodison Park” nga Fulhami falë një goli të shënuar nga De Cordova-Reid në minutën e 73-të.
Me të njëjtin rezultat (0-1) Sheffield Utd u mposht nga Crystal Palace, që u nderua nga Eduard në minutën e 50-të.
Me tri pikë në ndeshjen e parë edhe Brigthoni, që iu imponua 4-1 skuadrës debutuese Luton. Shënuan për vendësit March, Joao Pedro, Adingra dhe Ferguson, ndërsa për miqtë golin e vetëm e realizoi Morris me 11-metërsh.
Bournemouth – West Ham është takimi i vetëm që nuk nxori një fitues, pasi u mbyll 1-1. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Të parin e realizoi Boëen, për të ardhur te barazimi i vendësve me Solanken tetë minuta para fundit të kohës së rregullt.
Rezultatet:
Bournemouth – West Ham 1:1
Brighton – Luton 4:1
Everton – Fulham 0:1
Sheffield Utd – Crystal Palace 0:1