Skuadra e Arbër Zenelit dhe Valon Berishës e luan sot ndeshjen e parë në Ligue 1 të Francës si mysafirë të Marseille. Asnjëri nga dy futbollistët e Kosovës nuk janë ftuar nga trajneri Will Still për këtë ndeshje
Stade de Reims e fillon sot sezonin e ri në Ligue 1 të Francës me një ndeshje si mysafirë në Veledrome të Marseille.
E derisa dy skuadrat e kanë publikuar formacionin e tyre zyrtare, në formacionin e Reims shihet që mungojnë dy yjet e Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli.
Derisa Berisha ishte i huazuar vitin e kaluar në Australi – Zeneli ka pasur paraqitje të herë pas hershme nga banka rezervë në këtë skuadër.
Por, ajo çfarë bie në sy është se dyshja nuk është pjesë as e bankinës së Reims.
Trajneri 30 vjeçar, Will Still duket se ka plane tjera për dyshen dhe se ata nuk janë për formacionin titullar.