Dukagjini i Klinës ka zhgënjyer tifozët në stadiumin “18 Qershori”.
Malisheva ka arritur tre pikë të mëdha nga Klina duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Dukagjinit, në hapje të edicionit të ri të elitës së futbollit të Kosovës.
Ndeshja u përshkrua me rivalitet në një atmosferë të mirë, por vendasve iu hasi sharra në gozhdë.
Në minutën e 46-të Arlind Veliu shtang vendasit, duke shënuar për fitoren e Malishevës.
Në javën e ardhshme Dukagjini luan në Podujevë me Llapin dhe Malisheva e pret Fushë Kosovën.