Tirana dhe Vllaznia janë përballur sot në një ndeshje miqësore në “Selman Stërmasi”, ku të dy skuadrat kanë matur forcat për të parë gjendjen e skuadrave para startit të sezonit të ri.
Në sfidë ky të dy trajnerët menduan më shumë të zgjidhin disa probleme që kanë me rreshtimet e tyre aktualisht, si sa i përket ndërthurjes së elementëve të afruar së fundmi, ashtu edhe për disa mangësi që kanë formacionet e që duhen konsoliduar.
Ka qenë Vllaznia në fund që ka dalë triumfuese 1-0 nga kjo ndeshje, me një gol të mbrojtësit Stojanoviç në startin e pjesës së dytë të ndeshjes kur ai shfrytëzoi asistin e të riut Spahija, titullar në krahun e majtë, për të shënuar golin e vetëm të ndeshjes.
Të dy skuadrat do të planifikojnë ndeshje të tjera edhe në javën në vazhdim, meqenëse është shtyrë starti i Superiores dhe kanë dy javë kohë deri në ndeshjen e parë të saj.
FORMACIONET TITULLARE
TIRANA: Lika, Haxhiu, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Jonuzi, Hila, Lushkja, Abazaj, Latifi, Kaina.
Trajner: O. Shehi
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Spahija, Çeshmedijev, Krymi, Boshnjaku, Mala, Çoba, Balaj.
Trajner: M. Memelli.