Mesfushori belg, truri i skuadrës së Manchester Cityt është lënduar në ndeshjen e parë kampionale në mes të Burnley dhe Cityt.
Qytetarët e fituan ndeshjen e parë të edicionit 2023/24 me rezultat 0-3, duke dominuar nga fillimi deri në fund, me dy golat e Erling Haaland dhe Rodri.
Lajmi i vetëm i hidhur në këtë ndeshje, ishte lëndimi i Kevin De Bruyne, i cili u largua në minutën e 22-të nga fusha.
“Lëndimi është i njejtë me atë të Ligës së Kampionëve në finalen ndaj Inter, është e ngjashme dhe do jetë për disa javë jashtë fushave, shpresojmë të rikthehet sa më shpejtë” shtoi Guardiola pas përfundimit të ndeshjes.
Manchester City javën e ardhshme në shtëpi pret skuadrën e Newcastle United,