Lecce do të luajë ndeshjen e parë për këtë sezon kundër Como.
Kjo përballje është e vlefshme për Kupën e Italisë.
Me shumë interes për tifozët shqiptarë mbetet edhe debutimi i Ylber Ramadanit.
Megjithatë mesfushori shqiptar është në luftë me kohën.
Ai nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme me Lecce.
Arsyeja është një udhëtim në Londër për të kryer procedurat burokratike në lidhje me vizën e hyrjes, për të marrë lejen e qëndrimit si shtetas jo-BE.