Leipzig është fitues i Superkupës së Gjermanisë.
Po kush e ka pritur një fitore kaq bindëse të Leipzig-ut, me rezultat 3:0 ndaj Bayern Munihut në stadiumin “Allianz Arena” në Munih.
Një atmosferë drithëruese në Munih dhe një Leipzig i frikshëm me Dani Olmo.
Futbollisti spanjoll Dani Olmo është trim i ndeshjes, duke realizuar het-trik në minutën e 3-të, 44' e 68'-nga penalltia.
Sulmuesi anglez Harry Kane ka debutuar në fanellën e Bayernit.
Ai u aktivizua nga minuta e 63-të por pak u vërejt bë fushë për faktin se u amortizua nga mbrojtja e Leipzig-ut.
Bayerni u shkatërrua me rezultat, ndërsa Leipzig e ka nisur për mrekulli edicionin e ri.