Qazim Laçi fantastik me Sparta Pragën

Futboll

Qazim Laçi fantastik me Sparta Pragën

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 23:21
Pamje nga ndeshja

Qazim Laçi ishte protagonist absolut në suksesin e Sparta Pragës ndaj Jablonec.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë dha kontribut në tre gola, në suksesin 5-1 të skuadrës së tij jashtë fushe.

Pas dy golave të parë, Laçi nisi serinë e asisteve, teksa fillimisht shërbeu saktë Minchev në të 34-ën, duke dhënë një top nga pas shpine.

Pesë minuta më vonë, mesfushori kuqezi la topin për Kairinen, që shënoi golin e katërt për Spartën, ndërkohë në në kohën shtesë të pjesës së parë, Laçi harkoi bukur për Wiesne që me kokë shënoi golin e radhës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat