Tjetër lëvizje befasuese në merkaton e futbollistëve.
Futbollisti francez, Dimitri Payet, vetëm pak javë pas zyrtarizimit të largimit në Olimpiku i Marsejës, ka vendosur ta vijojë karrierën në Brazil, te skuadra e Rio de Janeiros, Vasco da Gama.
Në fakt, kjo skuadër deri pak ditë më parë ishte e interesuar për Diego Costan, por sulmues 34-vjeçar preferoi t’I bashkohej skuadrës kryesuese të kampionatit elitar brazilian, Botafogo.
Francezi, nënkampion i Evropës me “Les Bleus” në vitin 2016, ka firmos me Vascon deri në vitin 2025, më pak se një muaj pasi u largua me lot nga Olympiku i Marsejës.
Në moshën 36-vjeçare, Payet kishte marrë propozime të tjera brenda Ligue 1, por qëllimi i tij ishte të largohej nga Franca.
Do të jetë përvoja e tij e dytë jashtë vendit, pas asaj periudhe të shkurtër në Angli me West Hamin, dhe e para jashtë Evropës.
Në periudhën e tij të fundit me Olimpikun e Marsejës Payet ka qenë dy herë nënkampion në Ligue 1 dhe në një rast në Ligën e Evropës, pasi humbi në finalen e 2018 përballë Atléticos së Madridit.
Ai është lojtari i tretë me më shumë ndeshje të luajtura në historinë e klubit nga jugu i Francës (326).