Harry Kane është bërë zyrtarisht një futbollist i Bajernit të Mynihut.
Sulmuesi anglez humbi rastin e artë për të fituar trofeun e tij të parë në karrierë, pas disfatës që kampionët e Gjermanisë morën kundër Lajpcig në Superkupën e Gjermanisë.
Gjithsesi sulmuesi anglez nuk duket aspak i demoralizuar dhe këtë e tregoi në prezantimin e tij.
“Gjithmonë kam dashur që të sfidoj veten në nivelet më të larta.
Dua të luaj në Ligën e Kampionëve dhe të konkurroj çdo vit për tituj.
Ja përse erdha te Bajerni, është një nga klubet më të mëdha në botë, i cili më jep mua mundësinë që ta arrij”, u shpreh Kejn gjatë prezantimit të tij për mediat.