Sezoni i ri në Albi Mall Superligën e Kosovës 2023/24 ka filluar ditën e djeshme.
Ndërkohë Drita sot në ditën e ndeshjes ka prezantuar fanellat për sezonin e ri.
Për sezonin e ri gjilanasit kanë tre palë fanella, të kaltërtën të parën, të bardhën të dytën dhe të zezën e cila është fanella e tretë.
Drita tanimë ka prezantuar para adhureusve të saj fanellat e reja të cilat janë nga marka e njohur e veshjeve sportive ‘Macron’.