Pavard nuk ndërron mendje

Futboll

Pavard nuk ndërron mendje

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 15:23
Pavard

Benjamin Pavard nuk ndërron mendje.

Mbrojtësi francez dëshiron të largohet nga Bayern Munchen për të nisur një tjetër aventurë në karrierë.

27-vjeçari ka edhe një vit kontratë me rekordmenët e futbollit gjerman.

Që në mungesë të rinovimit do të detyrohet ta shesë.

Pavard është pjesë e kampionëve të Gjermanisë prej verës së vitit 2019. 49 ndeshje dhe 3 gola numëron me Francën, Kombëtare me të cilën fitoi Botërorin Rusi 2018.

“Xholi” i prapavijës (luan në qendër dhe të djathtë) kërkohet nga Manchester United. Me trajnerin Ten Hag që e cilëson si zëvendësuesin perfekt të Harry Maguire (West Ham).

Shtypi anglez shkruan se oferta e parë e United është refuzuar nga drejtuesit e Bayernit, që kërkon rreth 35 mln euro për ta lënë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat