Empoli i shqiptarëve ka zhgënjyer në Kupën e Italisë.
Skuadra e drejtuar nga Zaneti do të humbiste me shifrat 1:2 nga Citadela.
Pas kësaj disfate, ky ekip është eliminuar nga Kupa dhe tani hedh vështrimin te kampionati.
Ardian Ismajli ka shkëlqyer në mbrojtje pavarësisht rezultatit.
Kulmi arriti në minutën e 90 kur mbrojtësi shqiptar hoqi një gol të sigurt pas ekzekutimit të penalltisë te Citadela.
Por pavarësisht kësaj mrekullie, Empoli është eliminuar dhe as aktivizimi i Stiven Shpendit në pjesën e dytë nuk e ndryshoi historinë e takimit.