Dinamo e ka zyrtarizuar fanellën me logon e re.
Tashmë ekipi kryeqytetas do të quhet Dinamo City, ndërsa u lidh edhe bashkëpunimi me Manchester City.
Trajneri Luigi Di Biagio ka prezantuar zyrtarisht edhe fanellat e reja.
Të parën ia ka dhuruar Jose Mourinhos.
Në ndeshjen kundër Partizanit, Di Biagio ka përfituar për të takuar Mourinhon, ku i ka dhënë edhe fanellën e ekipit.
Ndërkohë ndeshja e parë për Dinamon në Superiore që këtë herë pritet me kaq shumë kuriozitet, do të luhet kundër Tiranës.