Mbappe ka pasur një takim me presidentin e PSG-së

Futboll

Mbappe ka pasur një takim me presidentin e PSG-së

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 16:07
Mbappe

Presidenti i PSG njoftoi rikthimin e Kylian Mbappe.

Fakti që sulmuesi 24-vjeçar është rikthyer në ekipin e parë është bërë i ditur këtë të dielë.

Klubi e prezantoi lëvizjen si rezultat i “negociatave shumë konstruktive dhe pozitive” në një deklaratë .

Mbappe ka pasur një takim me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

Kreu i klubit ishte në qendrën stërvitore në Poissy dhe foli me ekipin dhe stafin në dhomën e zhveshjes.

Kilian është kthyer. Kilian është i lidhur me klubin”, tha Al-Khelaifi për ekipin.

Është raportuar se PSG dëshiron të zgjasë kontratën e sulmuesit deri në vitin 2025 me një mundësi të garantuar që sulmuesi të kalojë te Real Madrid në fund të sezonit 2023/24..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat