Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Brentfordit dhe Tottenhamit, e vlefshme kjo për xhiron e parë të Premier Ligës angleze.
Pas 45’ minutave lojë dhe 12 minuta të tjerë shtesë të zhvilluar në stadiumin “Brentford Community”, Brentfordi dhe Tottenhami po barazojnë 2:2.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Christian Romero, i cili kaloi Tottenhamin në epërsi në minutën e 11’.
Ndërkaq, Brentfordi u rikthye në lojë kur Bryan Mbeumo shënon nga penalltia në minutën e 27’ për ta barazuar rezultatin në 1:1. Brentfordi nuk u ndal me kaq, ku e gjeti edhe golin e epërsisë përmes Yoane Wissas, i cili shënon për 2:1 në minutën e 37’.
Në kohën shtesë të pjesës së parë, Tottenhami arriti ta barazojë rezultatin në 2:2 përmes golit të Emerson Royal në minutën e 45+5’ shtesë.
Rezultati i pjesës së parë, 2:2.