Baseli si vendas ka zhgënjyer duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Lausanne - Sport, në kuadër të kampionatit zviceran.
Futbollisti shqiptar, Leon Avdullahu, është paraqitur nga minuta e parë për Baselin.
19-vjeçari nga Kosova me Baselin me gjithë orvatjet deri në fund, nuk arritën një pikë të ndalin në konak të tyre.
Për Baselin shënoi Hunziker (61') dhe për Lausannen realizuan Sene (6’) e Balde (90+4’).
Avdullahu është zëvendësuar në minutën e 78-të.
Pas javës së 4-të, Lausanne është në vend të tetë me 4 pikë dhe Baseli i 11-ti me 3 sosh.