Harry Kane foli për objektivat e tij te Bayern dhe vlerësoi shumën e transferimit të tij.
“Këtë sezon dua të përpiqem të fitoj të gjithë trofetë. Ky synim është vendosur nga Bayerni.
Mendoj se nëse arrijmë në fund të sezonit pa i fituar të gjithë trofetë, klubi do të jetë pak i zhgënjyer.
100 milionë euro janë shumë para.
Ndihem përgjegjës, e kuptoj që duhet ta shpërblej.
Jam paguar aq shumë për hir të arritjeve të mëdha. Unë dua gjëra të mëdha, kështu që ne kemi të njëjtat synime”, tha Kane.