Drita e ka nisur furishëm edicionin e ri, duke i shkaktuar humbje Llapit të Podujevës me rezultat 2:0.
Ndeshja u zhvillua në fushën ndihmëse në Gjilan në një atmosferë të mirë por llapjanët nuk ia dolën të importojnë pikë karshi Dritës shumë të mirë.
Golat i realizuan Blerim Krasniqi (60’) e Albin Prapashtica (77’).
Në javën e dytë të elitës së futbollit të Kosovës, Drita do të luajë në Prizren me Lirinë dhe Llapi e pret Dukagjinin.
Java e 1-rë
Liria - Ballkani 0:1
Drita - Llapi 2:0
Prishtina - Feronikeli 74 3:1
Dukagjini - Malisheva 0:1
Fushë Kosova - Gjilani u shty
Java e 2-të
Gjilani - Prishtina
Ballkani - Feronikeli 74
Malisheva - Fushë Kosova
Llapi - Dukagjini
Liria - Drita