Gostivari nuk gjen qetësinë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Gostivari si vendas ka pësuar humbje të rëndë me rezultat 3:0 nga Tikveshi.
Golat i realizuan Gal Kurez (38’), Xhemal Ibishi (51’) e Ivan Ivanovski (64’).
Voska Sport në udhëtim ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Brera.
Futbollisti Kërstevski ka shënuar në minutën e 15-të dhe Rufati në atë të 86-tën.
Tikveshi kryeson me 6 pikës sa ka edhe Brera në pozitën e dytë, ndërsa Voska është në vend të 11-të me 0 pikë po ashtu edhe Gostivari pa pikë në fund të renditjes.