Kosova e Dusseldorfit e ka filluar furishëm edicionin e ri në Bezierliga në Gjermani.
Djelmoshat kuqezi në udhëtim kanë shënuar fitore me rezultat 5:1 ndaj Mundelheim-it.
Një fitore bindëse në hapje të edicionit të ri, dëshmi se janë konkurrenti kryesor për vendin e parë.
Për 45 minutat e parë ishte më së e qartë, se fitorja do të jetë e Kosovës, kur avancuan me rezultat 0:3.
“Ndeshja e parë në këtë sezon në kuadër të Bezirksliga-s kundër Tus Mundelheim përfundon me rezultat 1:5 në të mirë të ekipit tonë.
Me golat e shënuar nga Khalid Al-Bazaz (28’) Astrit Hyseni (32’) Resul Ahmeti (38’) dhe Maximilian Stellmach (60’ 75’).
Faleminderit për përkrahjen dhe shihemi të dielën tjetër”, njofton FC Kosova me president Bujar Neziri.
Për vendasit golin e nderit e ka shënuar Koths (84).
Kosova është lider i tabelës me 3 pikë falë fitores së thellë.
Bujar Neziri është i kënaqur me lojën dhe fitoren bindëse në start të kampionatit.